Selimi: Kur Shqipëria do të hyn në BE, kosovarët do presin në radhë të gjata për të shkuar në bregdet
Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka treguar pasojat me të cilat do të përballen kur Shqipërisë dhe Mali i Zi do të hyjnë në BE.
Derisa ka shpërndarë një video të gazetares së CNN, e cila tregon se si amerikanët që udhëtojnë drejt Evropës po përballen me vonesa të gjata për shkak të Sistemit të ri të Hyrje/Daljes të BE-së, ai ka paralajmëruar se me një gjë të tillë do të përballen edhe kosovarët në një të ardhme të afërt.
Në llogarinë e tij në X, ai ka shkruar se ndoshta vetë, atëherë do të zgjohemi.
“Kur Mali i Zi dhe Shqipëria të hyjnë në BE, këto do të jenë radhët që qytetarët e Kosovës do të duhet të durojnë për të shkuar në bregdet, vetëm pak orë larg. Ndoshta atëherë do të zgjohemi”, ka shkruar ai.