"Terrorist i NATO-s”, rrugët e Beogradit mbushen me posterë kundër Zelenskyt - NACIONALE

"Terrorist i NATO-s”, rrugët e Beogradit mbushen me posterë kundër Zelenskyt

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Fotografi të presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky, me mbishkrimin “terrorist i Nato-s”, janë shfaqur gjithandej në qendër të Beogradit.

Sipas REL, posterët me foto të Zelenskyt janë nënshkruar nga organizata e krahut të djathtë “Lëvizja Konservatore Nashi”, ndërsa gjatë ditës së sotme janë vendosur në oborrin e televizionit N1 në Beograd dhe në hyrje të zyrës së gazetës Danas.

Kujtojmë se Ukraina ende nuk është pjesë e NATO-s, edhe pse ka tashmë ka bërë aplikimin për anëtarësim.

Ndërkohë, Serbia një aleate e Rusisë ka refuzuar prej kohësh që t’i vendosë Moskës sanksionet e kërkuara nga Perëndimi. Në anën tjetër, zyrtarë të lartë të Rusisë kanë thënë se Moska në fakt është duke luftuar me NATO-n, përmes Ukrainës.

Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shtete e NATO-s, bashkë me shtete të tjera e kanë ndihmuar Ukrainën me armë në mënyrë që të luftojnë dhe fitojnë kundrejt forcave ruse.

Lajme të ngjashme