Rritet pasuria e Shkëlqim Devollit, biznesmeni pejan e blen edhe gjigantin televiziv në Shqipëri - NACIONALE

Rritet pasuria e Shkëlqim Devollit, biznesmeni pejan e blen edhe gjigantin televiziv në Shqipëri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ndryshime të mëdha po shihen në tregun mediatik në Shipëri. Në shtetin ku qeveris z.Edi Rama, një televizion tashmë ka kaluar në pronësinë e kompanisë “Devolli Coorporation”. Kjo kompani kosovare, me një investim disamilionësh, ashtu siç tregojnë burimet e Nacionales, e ka blerë televizionin ABC me seli në Tiranë.

Burimet tregojnë se tashmë një zyrtar i kompanisë "Devolli" ka qëndruar sot në ambientet e ABC-së, bashkë me drejtorin aktual të televizionit, Idaver Sherifin.

Megjithatë, televizioni ABC me pronar Klodian Allajbeun vazhdon ta ketë pronësinë e televizionit T7 dhe Gazetës Express.

Shkëlqim Devolli, biznismen nga Peja, është një nga emrat e njohur të sektorit privat në Kosovë.

Në pronësi të tij ka disa kompani, përfshirë edhe një medium të madh kosovar. Më konktretisth, z. Devolli është pronar i Klan Kosovës, televizion i respektuar në Kosovë.

Sidoqoftë, krahas investimeve në medie, "Devolli Coorporation" është i përfshirë edhe në disa sektorë të tjerë biznesorë. "Artmotion" është një tjetër kompani e njohur e Shkëlqim Devollit, e cila ka një treg të madh në Kosovë në fushën e rrjetit kabllor.

Siç shkruante kohë më parë Evropa e Lirë, në pronësi të Shkëlqim Devollit është edhe një terminal doganor, që ka një hapësirë prej 21 mijë metrash katror.

Megjithatë, kompania ndoshta më e njohur e tij është “Comodita Home”, natyrisht pas "Artmotion". "Comodita Home" është lidere për prodhimin e dyshekëve në Kosovë. Madje, kjo e fundit së fundmi ka bërë edhe një reklamë me legjendën e futbollit italian, z.Totti.

"Comodita Home" është njëra nga kompanitë e Devollit që ka eksportuar më së shumti gjatë këtij viti, sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Në pronësi të z. Shkëlqim është edhe Princ Cafe, një nga produketet më të shitura të këtij llojit në Kosovë.

Ndryshe, Shkëlqim Devolli së fundmi është parë aktiv edhe në Amerikë, ku e ka takuar edhe ish-presidentin amerikan, Donald Trump, në një fushë të golfit.

Nuk dihet nëse z.Devolli ka luajtur ndonjë lojë golfi, por ai ka një fotografi si kujtim nga takimi me ish-presidentin Trump.

Megjithatë, ai tashmë ka shënuar një gol në fushën e medias, duke e blerë televizionin "ABC News".

Kujtojmë që Shkëlqim Devolli është vëllai i z. Blerim Devollit, një tjetër biznesmen i pasur i Kosovës.

Lajme të ngjashme