Rohde takon presidenten Osmani: Në takim shpreha shqetësimin për ngërçin politik e institucional
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka takuar sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit, ai ka bërë me dije se shefes së shtetit ia ka shprehur shqetësimet për ngërçin politik e institucional.
Në platformën X, diplomati gjerman ka shkruar se me Osmani ka folur edhe për kritikat e pushtetit ndaj gjyqësori.
“Falënderoj zonjën Presidente për diskutimin e mirë. Në takim shpreha shqetësimin për ngërçin politik e institucional, si dhe diskursin publik që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, zhvillime këto që rrezikojnë të dëmtojnë besimin e qytetarëve në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, ka shkruar Rohde.