Rashiti: Nëse deputetët e Nismës e votojnë një Qeverinë Kurti 3, Fatmir Limaj merr fund politikisht - NACIONALE

Rashiti: Nëse deputetët e Nismës e votojnë një Qeverinë Kurti 3, Fatmir Limaj merr fund politikisht

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka komentuar vazhdimin e seancës konstituive, i cili do të ndodhë sot.

Ai ka vlerësuar se nëse deputetët e Nismës do të votojnë Qeverinë Kurti 3, do të ishte fatale për liderin e kësaj partie.

Në profilin e tij në “Facebook”, Reshitaj ka shkruar se në këtë mënyrë Fatmir Limaj do të digjte të gjitha kartat.

Nëse 3 deputetët e NISMËS e votojnë një qeveri Kurti, atëherë Fatmir Limaj i djeg krejt kartat dhe i jep fund politikës bashkë me partinë e tij, që s'ka me ekzistu më përbrenda 4 viteve”, ka shkruar Rashiti.

Lajme të ngjashme