Republikë të Tretë “për pushtet të plotë, pa kundërpushtet”: Qysh e minoi Kurti dje tregimin për shtetin? - NACIONALE

Republikë të Tretë “për pushtet të plotë, pa kundërpushtet”: Qysh e minoi Kurti dje tregimin për shtetin?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Vetes i veshi ekskluzivitet politik te origjina e udhëkrijuesve të shtetit kombëtar – te “Rilindasit Shqiptarë” – dhe përsa u ‘mandatua’ për të tretën herë si Kryeministër nga partia e vet në Këshillin e Përgjithshën, tha se do ta bëjë “Republikën e Tretë (të Kosovës)”. Këtë ‘Republikë të Tretë’ e aritkuloi në renditje të asaj që e quan ‘Republika e Parë’ që daton në shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut, ndërsa ‘Republikën e Dytë’ atë të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 2008. Por, këto, la të kuptojë ai, s’bëjnë boll për Albin Kurtin, dhe ia krisi tregimit. E goditi idenë se Kosova është shtet multietnik, tha se është “shoqëri multietnike, e jo republikë multietnike”, dhe fill pas kësaj, goditi Gjykatën Kushtetuese të cilën e artikuloi se duhet të jetë e barazvlefshme me një Komision Parlamentar që pasqyron përbërjen parlamentare në Kuvend të Kosovës. Gjyqtarët kushtetues, në këtë linjë, i përpjestoi se duhet të jetë me numrat e partisë së vet në Kuvend. Dhe, këtu i dha zotimet e vagëta se çfarë mendon me “Republikë të Tretë”.

...

“E kemi thënë disa herë që Kosova ka nevojë për një republikë të tretë, por jo si një republikë e shpallur në Kuvendin e saj prej 120 deputetë, pra jo si një republikë e re por si një republikë e rinuar, si një republikë e përtrirë, e cila frymon sipas idealeve përparimtare të rilindasve shqiptarë; që zemrën dhe mendjen i ka te demokracia dhe përparimi, sikurse edhe synimet gjeopolitike që i ka të drejtuara kah integrimet euro-atlantike, në rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Albin Kurti.

Një varg reagimesh erdhën pas këtij projekti “Të Tretë” shtetëror të Albin Kurtit. Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati një “ide” se në çka përkthehet “Republika e Tretë” e Albin Kurtit.

𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐚 𝐞𝐓𝐫𝐞𝐭ë’ 𝐞 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈ 𝐩𝐚 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚, 𝐨𝐬𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈ 𝐤𝐮 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐩𝐚𝐬𝐪𝐲𝐫𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭, 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈ 𝐤𝐮 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐢 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐚𝐬 𝐚𝐩𝐫𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢. 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈. 𝐄, 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐚 𝐣𝐨𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐭𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐩𝐢”, shkroi ajo në Facebook.

“Albin Kurti po punon ta shkatërrojë Republikën e Kosovës dhe të ndërtojë “Republikën Imagjinare të Tretë”. Po synon Republikë ku gjithë makanizmat e shtetit janë në funksion të partisë dhe atij personalisht. Një Republikë ku çkado që flet partia duhet të implementohet nga secili qytetar e secili institucion. Por, projekti i tij do të dështojë sepse nuk lejojmë të cenohet Republika e 17 Shkurtit që Kurti ende nuk e ka njohur”, shkroi ajo.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Kasolli, e pa këtë “Republikë të Tretë” si ide që Kurti e ka marrë nga majtisti radikal francez – partinë e të cilës Vetëvendosje e ka mbështetur publikisht në zgjedhjet në Francë – Jean-Luc Mélenchon.

“Ky fjalor politik që është që është i huazuar nga tradita politike franceze e pesë republikave, shihet qartë se është i motivuar nga pretendimi i Albin Kurtit, për t’i hapur vetës derën e munguar historike. Megjithatë, kur kanë kaluar më shumë se katër vite që kjo parti ndodhet në pushtet thuajse janë bërë të qarta konturat e këtij modeli republikan. E fytyra e tij ka spikatur në masë të madhe veçanërisht pas përfundimit të zgjedhjeve 9 shkurtit”, shkroi Kasolli.

“Atë e karakterizon radikalizmi sa më shumë që të jetë e mundur i doktrinës së kaosit politik dhe juridik, derisa në fund të mos mbetet asnjë instancë e besueshme juridike dhe politike vend, pos asaj që e përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje, si burimi i vetëm normativ publik i së “vërtetës, dhe së drejtës” në krye me Albin Kurtin”, tha ai.

Edhe politikani kosovar në Zvicer, Korab Rashiti, në një reagim tha se “ideja” e Albin Kurtit në fakt është dëshirë për “pushtet të plotë, pa kundërpushtet”.

“Kam dëgjuar fjalimin e Kurtit para delegatëve të tij në asamble. Në vijat e trasha, ai u tha kamaradëve të vet se ndarja e pushteteve në republikë po e pengon, se nuk po arrin të bëjë një “revolucion të tetorit të kuq” me këto ligje transformuese. Me fjalë të tjera, ai ka nevojë për pushtet të plotë pa kundër-pushtet…! Ai dëshiron Republikën e 3-të, një ide e marrë nga Jean-Luc Mélenchon (komunist francez) i cili thotë se do Republikën e 6-të në Francë. Kjo nënkupton më pak shtet të bazuar mbi të drejtën liberale të ndarjes së pushteteve dhe më shumë një sistem me pushtet unik”, tha Korab Rashiti.

Lajme të ngjashme