Reporteri: Zv/ministri i qeverisë Kurti në gjendje të dehur shkakton aksident, lirohet në procedurë të rregullt
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë.
Atje një preson ka goditur motoçiklistin, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Gazeta Reporteri bazuar në burimet e veta, raporton se i dyshuari është zv/ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.
Reporteri raporton se i njëjti ka qenë në gjendje të dehur, me 2.30 promil të alkoolit në trup.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Policia, mirëpo pa dhënë detaje.
“Me datë 08.10.2024 rreth ores 22:00 në rrugën "Ali Pashë Tepelena" në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Nacionalen.