Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” zgjidhet vëllai i asamblistes së VV-së në Prizren - NACIONALE

Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” zgjidhet vëllai i asamblistes së VV-së në Prizren

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trendi i rehatimit të familjarëve të zyrtarëve të VV-së nëpër pozita të larta në institucione publike nuk ka të ndalur. Edhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren është futur në listën e institucioneve që menaxhohet nga familjarët e njerëzve të partisë në pushtet, raporton gazeta Nacionale.

Dje, rektori i këtij universiteti është zgjedhur Mentor Alishani, i cili është vëlla i asamblistes së zellshme të VV-së në ketë komunë, Dafina F. Alishani.

Kjo e fundit, është aktiviste e vyeshme e partisë në pushtet. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo vazhdimisht bën shpërndarje të statuseve të kryeministrit Albin Kurti, të ministrave dhe të partisë. Nuk janë të rralla as fotot e saj më kryeministrin Kurti.

Në statuset e saj, Alishani është shprehur shumë kritike ndaj pushtet lokal në komunën e Prizrenit.

Para disa dite, ajo e ka akuzuar PDK-në për pazare politike në lidhje me disa konkurse në fushën e arsimit.

Në kohen kur ajo akuzonte pushtetin lokal për nepotizen e klientelizem, vëllai i saj tashmë ishte në proceduar të zgjedhjet si rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Konkursi i shumë përfolur e i ripërsëritur i sekretarëve qenka finalizuar me nënshkrime të kontratave. Sekretarët e shkollave paskan filluar punën! Urime talentit. Urime DKA-së dhe pazareve të tyre. Urime qeverisjes së menaxherit të performancës. Urime asambleistëve që për një vend pune e dhanë votën e tyre. Urime trikaxhinjëve. Urime mediave. Urime hetuesisë. Urime edhe prokurorisë. Urime Prizren. E për trika e pazare kush jep përgjegjësi?”, ka shkruar ajo.

Alishani kishte kritikuar pushtetin lokal edhe për konkurse në fushën e shëndetësisë.

Pas zgjedhjes së vëllait të saj reaktor, Alishani nuk ka bërë asnjë koment dhe nuk ka shkruar asnjë status.

“Fituan pazaret politike”

Zgjedhja reaktorit të ri të Prizrenit ka nxitur reagime të shumta. Profesoresha e këtij universiteti, Hajra Skrijelj, ka thënë se me ketë rast kanë përfituar politika dhe pazaret e saj.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shprehur dyshime se anëtaret e Këshillit Drejtues të këtij institucioni të lartë arsimor kanë shitur votën e saj.

Sot në Universitetin e Prizrenit (UPZ) fitoi politika dhe pazaret e grupit me të fuqishëm politik! Nuk kisha besuar që ish kolegët e mi nga KD, e shesin votën e vet Akademike, për interesa të ngushta personale!! Stop keqpërdorimit politik në Arsim”, ka shkruar ajo.

Edhe të rinjtë e AAK-së në Prizren, zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prizrenit e kanë cilësuar si kapje të këtij institucioni.

Sot në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren rektor u zgjedh Mentor Alishani. Mentori është vëllau i asambleistes më të zëshme të Vv-së e cila reagon në çdo çështje të partive tjera, pos partisë së saj. Ne si rini dëshirojmë të dimë reagimin e saj rreth emërimit të vëllaut të saj si rektor në UPz. Pasi të gjithë e dimë që familjarët janë për ahengje e dasma e jo për punësime dhe emërime në pozita të larta”, është thënë në reagimin e të rinjve të AAK-së.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren është zgjedhur për mandatin katër vjeçar me votim të fshehtë dhe unanim nga ana e Këshillit Drejtues të Universitetit. Në këtë mbledhje është bërë intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për ketë pozitë, ku pretenden kanë shpalosur planet e tyre për zhvillimin e Universitetit.

Pas zgjedhjes, kryesuesi i Këshillit Drejtues, Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja e k uruar rektorin, kurse ky i fundit ka falënderuar anëtarët e Këshillit Drejtues për besimint.

Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet duke i kritikuar qeveritë e kaluar për nepotizen dhe punësime partiake. Në dy vitet e para, Qeveria Kurti nuk ka dalluar shumë nga qeveritë e kaluara.

Deri me tani mediat vazhdimisht kanë raportuar se si partia në pushtet në bordet dhe pozita të larta drejtuese ka emëruar njerëz të partisë dhe familjarë të ministrave e deputetëve.

Të shtunën gazeta Nacionale ka raportuar, se Qeveria e Kosovës i ka filluar procedurat për zgjedhjen e Sekretarit të Përhershëm në Ministri të Mbrojtjes. Në bazë të dokumenteve të siguruara nga gazeta, kësaj pozite të rëndësishme ia ka mësyrë edhe Gafurr Dugolli, i cili është vëlla i deputetit të VV-së, Enver Dugolli.

Departamenti për Menaxhimin e Zyrtareve Publikë, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e ka futur Dugollin në listë të ngushtë për këtë pozitë të lartë drejtuese.

Njoftimin që e ka siguruar gazeta Nacionale tregon se Gafurr Dugolli është renditur si kandidati i parë që do t`i vazhdoj procedurat për përzgjedhjen për këtë pozitë.

Lajme të ngjashme