Refuzimi i kërkesave nga PZAP, VV-ja paralajmëron ankesë në Gjykatën Supreme - NACIONALE

Refuzimi i kërkesave nga PZAP, VV-ja paralajmëron ankesë në Gjykatën Supreme

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, nuk është pajtuar me vendimin e PZAP-së, i cili ka refuzuar të gjitha ankesat e partisë në pushtet në raport me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai e ka kritikuar vendimin e PZAP-së, duke thënë se ka qenë i ndikuar politikisht.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka paralajmëruar se VV-së do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së.

“PZAP, ka dështuar të merret me thelbin e ankesës sonë, duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE! PZAP nuk ka bërë hetime administrative të asnjë kutie të votimit edhe pse janë paraqitur me qindra mostra të provave se manipulimet e votave me postë në mënyrë industriale kanë ndodhur. PZAP vendosi për legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë, të orkestruar nga LDK dhe udhëheqja e saj. Shpresojmë se Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë, joprofesionalizimit dhe ndikimit politik që PZAP ka pasur nga akterë politik dhe parapolitik”, ka shkruar Sallahu.

Lajme të ngjashme