Reagon Hykmete Bajrami: Kurti u shfaq si viktimë, veç paramendojeni makinerinë e VV-së sa kërcënimin ua kanë bërë të tjerëve? - NACIONALE

Reagon Hykmete Bajrami: Kurti u shfaq si viktimë, veç paramendojeni makinerinë e VV-së sa kërcënimin ua kanë bërë të tjerëve?

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi që Albin Kurti shkoi në Gjykatë për rastin e kanosjes nga Faton Klinaku.

Bajrami ka shkruar në rrjete sociale se Kurti sot u paraqit si viktimë, por makineria e Vetëvendosjes, sipas saj, nuk kanë lënë kënd pa kërcënuar.

Postimi:

Kur Gjykata Kushtetuese, gjykatat e rregullta ose Prokuroria vendosin në favor të Kurtit dhe Vetëvendosjes, ato menjëherë lavdërohen si mbrojtëse të ligjshmërisë dhe rendit në Republikë. Kur po të njëjtat institucione nxjerrin vendime që cenojnë interesat e Kurtit dhe VV-së, menjëherë shpallen të korruptuara, të politizuara dhe të manipuluara, madje edhe si vegla të Serbisë.

Prokuroria konsiderohet e pavarur dhe e drejtë vetëm kur merret me rastin “Pronto”, ndërsa kur trajton aferën “Zdravo” të dyshes Kusari-Radojiçiq, diskreditimi është i menjëhershëm.

Sot, deputeti Kurti u shfaq në gjykatë si viktimë, në një rast të kanosjes. Veç paramendoni makinerinë e Kurtit dhe VV-së dhe sa kërcënime e kanosje u kanë bërë të tjerëve! Deputeti Kurti po tregon qartë se ligji është i drejtë vetëm kur i shërben interesave të tij personale.

Ai, që mban jashtëligjshëm pozitën e Kryeministrit në detyrë, e sheh drejtësinë si tavolinë suedeze: merr çka i duhet dhe refuzon çka nuk i pëlqen.

I njëjti person refuzon, përçmon dhe injoron thirrjet e Prokurorisë për të dhënë dëshmi si dëshmitar në Prokurorinë Speciale për dallaveret me rezervat shtetërore.

Sot kemi probleme të mëdha socio-ekonomike, por dëmi më i madh vjen nga denigrimi i institucioneve të drejtësisë. Ata që i dëmtojnë këto institucione duhet të ndëshkohen me votë

Lajme të ngjashme