Raporti ‘flakë’ IRI: Konjufca ‘as asi - as ksi’, Thaçi dhe Veseli qëndrojnë lart, Kurti i pari
Megjithëse po bëhen gati katër vite që ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli janë në Hagë duke u ballafaquar me Gjykatën Speciale, ata vazhdojnë të qëndrojnë lart në listën e politikanëve më të besueshëm në Kosovë.
Instituti Republikan Ndërkombëtar ka publikuar raportin e fundit nga rezultatet e anketave të realizuara në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nga dy shkurti deri më pesë mars 2024.
Në pyetjen se cilit politikan ose personit publik i besoni më së shumti, prin kryeministri Albin Kurti me 38% në total (duke qenë që sondazhi ka bërë përllogaritjen e përqindjes në dy aspekte: i pari më i besueshmi, i dyti më i besueshmi.
Në vendin e dytë, është ish-presidenti Hashim Thaçi me 10 % si ‘personi i parë më i besueshëm’ ndërkaq edhe 1 % i ka në opsionin si ‘personi i dytë më i besueshëm’.
Thaçi qëndron i treti në listë ose gjithsej me 11%.
Pavarësisht se Thaçi bashkë me Veselin, ka më shumë se tri vite që ballafaqohen me procesin e Speciales në Hagë, raporti e nxjerr edhe Veselin me 8% të besueshmërisë – më shumë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërkohë, ajo që bie tjetër në sy nga sondazhi, është renditja ‘as asi - as ksi’ e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, duke qenë që i ka krejt 3% si politikani më i besueshëm por nuk është as kah ‘i pari fort’ e as ‘kah i dyti’.
29 për qind të qytetarëve të anketuar u përgjigjen me “papunësia”, 28 për qind të tjerë, me koston e jetesës dhe çmimet e larta.
Shtatë për qind me korrupsioni, gjashtë për qind me emigrimi dhe pesë për qind me shëndetësinë.

Cila çështje duhet të jetë prioritet kryesor për Qeverinë?
Çmimet e larta dhe kostoja e jetesës duhet të jenë prioritet kryesor që duhet adresuar sipas 25 për qind të anketuarve, ndërsa 24 për qind u përgjigjen me ekonominë – papunësinë.
Korrupsioni sipas shtatë për qind dhe shëndetësia sipas shtatë për qind po ashtu.