Rama i ashpër me Vuçiqin: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dërguar një mesazh të fort për presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ai ka bërë me dije se presidenti serb duhet ta dijë se nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria.
Në një intervistë për “Turkiye Today”, ai ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm.
“Kosova është e pavarur; është republikë. Ky proces është i pakthyeshëm. Nëse Kosova preket, preket edhe Shqipëria. Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial”, ka deklaruar Rama.