Qeveria për gjendjen në Trepçë kërkon "zotim konkret" nga Bordi: Ulni shpenzimet, rriteni prodhimin
Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga menaxhmenti i Trepçës që të merr masa në planin financiar dhe të rifillojë rritja e prodhimit, si një hap përpara për stabilizim të gjendjes në këtë ndërmarrje publike.
Ky reagim i Qeverisë së Kosovë vjen pas gati dy muaj pa paga të minatorëve të cilët kanë ndalur punën.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Bordi mbikëqyrës dhe menaxhmenti që të prezantojnë një plan veprimi, që rrit prodhimin dhe uljen e shpenzimeve.
“Në veçanti, Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga ndërmarrja që të sigurojë rritje të prodhimit e të hyrave dhe ulje te shpenzimeve, si mënyrën e vetme për të arritur stabilizim të gjendjes operative dhe financiare të ndërmarrjes dhe kompensim të rregullt të punonjësve në mënyrë të qëndrueshme.” – thuhet në reagimin e Qeverisë.
“Njëkohësisht, Qeveria është duke trajtuar planin e propozuar nga ndërmarrja Trepça Sh.A. Përkrahja financiare varet nga plani dhe zotimi konkret që do të ulen shpenzimet dhe do të rifillojë rritja e prodhimit.” – thuhet ndër të tjera.