Prokurori i Shtetit po e mbikëqyrë procesin e votimit në katër komunat në veri - NACIONALE

Prokurori i Shtetit po e mbikëqyrë procesin e votimit në katër komunat në veri

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se janë duke e mbikëqyrur procesin e votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri të vendit.

Në njoftimin për medie, thuhet se Prokurori i Shtetit që nga ora shtatë e mëngjesit janë angazhuar për mbikëqyrje të të procesit dhe janë në gjendje gatishmëri të reagojnë në çdo rast të pengimit të votimit.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke mbikëqyrë procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat e Republikës së Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët e shtetit së bashku me Policinë e Kosovës janë të angazhuar, në stacione policore të katër komunave gjegjëse, për të mbikëqyrë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit të votimit, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.” – thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit ka bërë thirrje edhe për bashkëpunim për çdo parregullsi.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet lidhur me këtë proces.” – thuhet ndër të tjera.

Lajme të ngjashme