Pendarovski: Tensionet në veri nuk do të zgjerohen në Maqedoninë e Veriut - NACIONALE

Pendarovski: Tensionet në veri nuk do të zgjerohen në Maqedoninë e Veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Stevo Pendarovski, president i Maqedonisë së Veriut, ka thënë se NATO nuk do të lejojë që tensionet në veri të Kosovës të zgjerohen ne vendet perreth por as brenda Kosovës.

Pendarovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se tensionet në veri të Kosovës do të mbetën të lokalizuara dhe se nuk do ta afektojnë shtetin e tij.

Vlerësimet e Aleancës janë se situatat atje nga koha në kohë kanë ardhur dhe do të vijnë deri në ndonjë pikë vlimi – flas për veriun e Kosovës, megjithatë forcat e Aleancës, të cilat ndërkohë do të përforcohen me një numër plotësues ushtarësh, janë të mjaftueshme që mos të lejojnë shtrirjen e jostabilitetit në pjesët tjera të Kosovës, jo vetëm në veri, do të thotë të mbeten të lokalizuara, aq më pak të shtrihen drejt nesh, ose drejt pjesëve tjera të rajonit”, ka thënë presidenti Pendarovski.

Tutje, ai ka thënë se ushtria e Maqedonisë së Veriut kontributon në stabilitetin në Kosovë dhe të rajonit.

Si anëtare e NATO-s, e ndjekim drejtpërdrejt [situatën në Kosovë] dhe veçanërisht si anëtare e Aleancës, e cila ka ushtarët e saj në Kosovë. Ushtarët tanë nuk janë të sistemuar në veri të Kosovës, megjithatë ne kemi 65 ushtarë atje. Kemi për qëllim që të mbetemi atje dhe në të ardhmen, ta rrisim këtë kontingjent”, ka thënë ai.

Bashkë kontribuojmë në sigurinë në rajon, për shkak se nëse ne kontribuojmë për stabilitetin e Kosovës, me të cilën jemi fqinj direkt, kuptohet, kontribuojmë edhe për stabilitetin dhe për sigurinë tonë”, ka theksuar Pendarovski.

Lajme të ngjashme