Prej 3 në 4, çka tha brendarreshtash Doarsa Kica-Xhelili në njoftimin e kandidaturës?
Ishte e dyta më votuara në LDK, pas Lumir Abdixhikut.
Me kriter të votave, siç e ka çdo parti, Doarsa Kica-Xhelili supozohet të ishte e dyta në listë në këto zgjedhje.
Por, njoftoi vetë ajo, në këto zgjedhe garon me numrin 4.
Kështu, tha ajo, “kam zgjedhur vetë”.
Por, brendarreshtash duket të jetë e fjetur edhe një ‘betejë’.
Iu referua vështirësive të shtatzënisë që ia bëjnë “fushatën më të vështirë se kurrë” dhe, kur iu referua numrit 4, përmendi se ka qenë e dyta më e votuar e LDK-së..
“Besoj se vendin tim real ma përcaktoni ju: qetë, me votë, jo me kalkulime e zhurmë”, tha ajo.
Kica-Xhelili iu referua madje dhe njerëzve “që dinin realitetin tim” të vështirësive shëndetësore, por që kishin bërë “rrudhje krahësh...për të më portretizuar si të painteresuar”.
Këto shënjues duken të jenë brendapartiak, përkatësisht “e dinin”, “për të më portretizar të painteresuar”.
Ende nuk dihet kush do të jetë numri 3 në listën e LDK-së, numër të cilën kishte bartuar Kica-Xhelili në zgjedhje te kaluara.
