Policia jep detaje për plagosjen e policit në Fushë-Kosovë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e policit në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit, polici ishte jashtë detyrës zyrtare edhe është plagosur nga dy grupe të cilat kishin mosmarrëveshje mes vete.
Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar dhe një tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË& SHKAKTIM I RREZIKUT TË PERGJITHSHËM, KANOSJE& ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fushë Kosovë / 10.11.2024-13:07. Viktima mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës si kalimtar rasti, është plagosur nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje në mes vete. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar kosovarë të cilët janë liruar në konsultim me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Në konsultim me prokurorin, janë inicuar veprat e cekura penale, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.