Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë, dy persona të lënduar
Gazeta Nacionale ka raportuar pak minuta më parë rreth një aksidenti në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për Nacionalen se nga aksidenti janë lënduar dy persona.
Elezaj ka bërë të ditur se si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Rreth orës 17:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ponoshec-Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.” – ka bërë të ditur Elezaj.
