Petkoviq: Autoritetet e Kosovës duan ta tërheqin Serbinë në konflikt me NATO-n
Petar Petkoviq, shefi i "Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe", ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për përfshirje në “luftënxitje” dhe ndjekje të një “misioni obsesiv” për të provokuar, sipas tij, një konflikt mes Serbisë dhe NATO-s, raporton Radio Evropa e Lirë.
Këto deklarata janë bërë pas vendimit të Kosovës për mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe.
Veprimi i ekzekutivit kosovar tërhequr kritika nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, të cilët e kritikuan Kosovën për veprim pa koordinim me aleatët e saj perëndimorë.