Personi tjetër i përfshirë në goditjen e Policisë së Kosovës raportohet t'i ketë afër 100 vepra penale
Vetura me targa të Kosovës që goditi veturën e Policisë së Kosovës provokoi propagandë të medieve serbe pasi zyrtarët policorë kishin qëlluar me armë zjarri për ta neutralizuar rrezikun. Por, ndërsa i plagosuri Millan Deleviq ishte simpatizues i kriminelit Radojiçiq, vozitësi Dushan S. raportohet t’i ketë pasur afër 100 vepra penale.
Kjo ngjarje ka ndodhru rreth orës 11:00 në një pikë kontrolli të Policisë së Kosovës në Leposaviq.
Millan Deleviqi u plagos dhe u dërgua në spitalin e Kralevës ku raportohet të mos jetë në rrezik për jetë.
Por, Dusan S.-ja që po ndiste veturën sipas burimeve të Indeksonline brenda Prokurorisë së Kosovës thuhet se ngarkohet me “85 vepra penale për “vjedhje” në sistemin e Policisë së Kosovës."
I njëjti portal raporton se ai dyshohet edhe si personi kryesor në vjedhjen e veturave në Kosovë.