Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Zubin Potok, policia nis hetimet
Një person në Zubin Potok ka raportuar se në shkaqe të panjohura shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.
Në raportin e policisë, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
Tutje, thuhet se është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.
“Zubin Potok 24.01.2023 – 01:30. Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohur ishte përfshi nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.