Peci: E turpshme që Policia arrestoi politikanin serb vetëm pse fishkëlleu gjatë vizitës së Kurtit
Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka komentuar arrestimin e politikanit serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq pasi fishkëlleu kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili vizitoi të martën veriun e vendit.
Ai ka thënë se arrestimi i tij është akt i turpshëm i Policisë së Kosovës.
“Me arrestimin e politikanit Arsenijevic per shkak te fishkellimes gjate vizites se Kryeministrit Kurti ne Mitrovice eshte nje akt i turpshem i Policise se Kosoves. Me kete akt jo vetem qe Policia e ka privuar nga liria nje qytetar qe ka protestuar ne menyre joviolente, por me kete e ka be edhe zhberjen e narrativit te rendit e ligjit te cilin me aq ze te larte e propagon Qeveria e Kosoves. Pastaj, ejani dhe bindeni dike qe institucionet e tona i respektojne te drejtat e njeriut dhe qe i respektojne te drejtat e komuniteteve jo-shumice.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka kërkuar nga partitë opozitare që të reagojnë pasi sipas tij, nuk duhet të heshtet kur shkelen të drejtat e njeriut.
“Shoqerise civile dhe partive opozitare nuk ju bene nder heshtja kur shkelen te drejtat e njeriut, e aq me teper kur kjo ju behet pjestareve te komuniteteve joshumice. Heshtja nuk eshte asgje me shume e as me pak se sa pranim i akteve te tilla, dhe bashkepjesemarrje ne rrenimin e liberal demokracise ne vendin tone!” – ka shkruar ai.