Pas raportimit të Nacionales, nis tërheqja e dokumenteve nga ish-zyra e Kadastrit - NACIONALE

Pas raportimit të Nacionales, nis tërheqja e dokumenteve nga ish-zyra e Kadastrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Para dy ditësh Nacionale ka shkuar në Viti, ku ka raportuar për ish-zyret e kadastrit. Zyre të stërmbushura me dokumente, fleta poseduese, kopje letërnjoftimesh etj. që ekspozonin të dhëna personale të qytetarëve.

Në këto zyre të hapura, mund të kishte qasje secili qytetar i Kosovës, përfshirë ata me qëllime malicioze.

Pas publikimit të video-stories, reagoi Agjencia për Informin dhe Privatësi si dhe eksperti i sigurisë Bedri Elezi.

AIP-ja i dha ultimatum Komunës së Vitisë që të merrë masa të sigurisë për të mos lejuar qasje në atë hapësirë personave të paautorizuar.

E sot, që nga mëngjesi deri në orët e pasdites, ato zyre po zbrazeshin....

Lajme të ngjashme