Paralajmërimet për mbylljen e rrugëve nga serbët, Koci: Veprimi i tillë, është incident serioz ndërkombëtar
Avokati Arianit Koci ka komentuar paralajmërimet për mbylljen e rrugëve nga serbët e Serbisë që çojnë në pikat kufitare me Kosovën.
Ai ka thënë se një veprim i tillë është incident serioz ndërkombëtar.
Koci ka thënë se tash ky problem nuk është vetëm i Kosovës por edhe i ndërkombëtarëve.
“Serbia, nëse vet nuk po e organizon këtë bllokadë, ka obligim me i mbajtë rrugët e kalueshme. Poashtu, ka obligim me i ofru siguri, çdo individi që kalon nëpër shtetin e tyre.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i tij:
Për nesër është paralajmëruar mbyllja e të gjitha kufinjëve të Serbisë me Kosovën, nga ana e disa protestuesve serb.
Nuk ka informacione publike se a do të ketë mbyllje totale, apo do të pengohet vetëm qarkullimi i mallrave.
Sidoqoftë, veprimi i tillë, është incident serioz ndërkombëtar.
Serbia, nëse vet nuk po e organizon këtë bllokadë, ka obligim me i mbajtë rrugët e kalueshme. Poashtu, ka obligim me i ofru siguri, çdo individi që kalon nëpër shtetin e tyre.
Prandaj, tani, ky problem nuk është vetëm i Kosovës, por edhe i bashkësisë ndërkombëtare.
Presim se si do të veprojnë!