Paralajmërimet për konflikt: Shefi i NATO-s viziton sot Kosovën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pasditen e së hënës do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Kjo vizitë vjen një ditë pas paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për riorganizim të struktuarave paramilitare me krye me Milan Radoijçiqin, por edhe paralajmërimeve tjera se Rusia po synon të nxisë konfilikt në Ballkanin Perëndimor.
Shefi NATO-së, Jens Stoltenberg paraditën e së hënës do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, ndërsa siç bëhet e ditur, pasdite do të qëndrojë për vizitë në Kosovë e pas Kosovës do të vizitojë edhe Serbinë.
Sipas raportimeve të deri tanishme, Stoltenberg do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Me presidenten Osmani, Stoltenberg pritet të takohet në ora 15:30.
“15:30: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Mediet fillimisht do të marrin pamje nga takimi, ndërkaq më pas do të mbahet konferencë për medie. (Presidenca e Kosovës)” – thuhet në kalendarin e ngjarjeve.
Ndërkohë, ende nuk dihet ora e saktë se kur do të takohet me Kurtin.
Por ajo që dihet është se kryeministri Kurti përmes një shkrimi në rrejtin social “X” (ish-Tëitter), ka thënë se vvizita Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë, Jens Stoltenberg, tregon angazhimin e kësaj aleance ushtarake për sigurinë e Kosovës.
"Vizita e ardhshme e Sekretarit të NATO-s Jens Stoltenberg në Kosovë dëshmon përkushtimin e vendosur të NATO-s për sigurinë tonë. Me BE-në duke ekspozuar zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në BB6, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e statusit të kandidatit në BE dhe integrimi i Kosovës në NATO." - ka shkruar Kurti në X.
Megjithatë para këtij shkrimi, Kurti ka bërë edhe disa paralajmërime në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook, ka paralajmëruar për një “riorganizim” të ri të në Rashkë të Serbisë, ngjashëm me lëvizjet paraprake që çuan në sulmin paramilitar e terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka thënë se kjo po bëhet me "me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë."
“Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë.” – ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka thënë se në këto takime kanë marrë pjesë edhe udhëheqësia e re e Listës Serbe.
“Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq. Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore.” – ka thënë Kurti.
Gjithashtu, Kurti ka pasur edhe disa thirrje ndaj KFOR-it, EULEX-it dhe BE-së që të dalin me raport për sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës.
“Millan Radoiçiq, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës. U bënë pesë muaj pas rrëmbimit në Leposaviq të policëve tanë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemë Mustafa dhe tetë javë nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit.” – ka thënë Kurti.