Paçarizi ironizon: S'ka vetëm 10 muaj shtyrje për targat, na jemi shtet sovran e shtyjmë pa afat - NACIONALE

Paçarizi ironizon: S'ka vetëm 10 muaj shtyrje për targat, na jemi shtet sovran e shtyjmë pa afat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Rrahman Paçarizi ka ironizuar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Rrahmani ka kujtuar kërkesën amerikanë për shtyrje 10 mujore të afatit për targat, e cila nuk u pranua nga Qeveria Kurti.

Ai duke ironizuar ka thënë se ne jemi shtet sovran dhe e shtyjmë pa afat çështjen e targave.

Pse vetem 10 muaj shtyrje? S'ka vetem 10 muaj. Na jemi shtet sovran dhe vete vendosim sa e shtyjme zbatimin e ligjit. E shtyjme pa afat.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia të mërkurën arritën marrëveshje për tragat. Marrëveshja thotë se Kosova nuk do të marrë asnjë veprim për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale teksa Serbia nuk do të prodhojë më tabela “KM”.

Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodh me tabelat aktuale që janë në komunat veriore të vendit.

Lajme të ngjashme