Osmani provon të ‘monopolizojë’ amerikanizmin në vend: Çka (nuk) tha për sulmin ndaj KFOR-it në maj të 2023? - NACIONALE

Osmani provon të ‘monopolizojë’ amerikanizmin në vend: Çka (nuk) tha për sulmin ndaj KFOR-it në maj të 2023?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Askujt s’i është thënë se si prej reaguesit të parë ishte kapërcyer në të tretin.

Kështu kishte ndodhur në fund të majit të vitit të kaluar kur Policia e Kosovës kishte thirrur misionin paqembajtës të NATO-s në Kosovës të merrte situatën në kontroll para objektit komunal të Zveçanit.

Ilir Peci – kryetar i zgjedhur me legjitimiteti thuajse inekzistent – as që e dinte, askush s’ia kishte kumtuar, se po nisej për në zyre; i kishin thënë se ishte nisur në takim me Elbert Krasniqin: ministër nga radhët e pakicave në qeverinë kosovare, përgjegjës – formalisht – për admnistrimin e pushtetit lokal.

Qeveria e Kosovës kishte zgjedhur të përdorte dhunën (në kuptimin institucional-legal) për të instaluar kryetarë shqiptarë – duke mos i shpalluar null zgjedhjet – në veri të Kosovës ku banorët lokalë i kishin bojkotuar.

Nëntëdhjetë-e-kusur pjesëtarë të KFOR-it mbetën të lënduar – asnjë pjesëtar i njësive speciaë kosovare policore; përçka asokohe ish-Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ishte shprehur me një furi të madhe se “NATO nuk është çadër ku strehohesh pas veprimeve të njëanshme” referuar qeverisë kosovare që kishte “përdorur dhunën pa u konsultuar” (La Corriere).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ishte pajtuar me qasjen instalo-pavarësisht-gjithkujt kryetarët shqiptarë në komunat të banuara me shumicë serbe.

Madje, për këto ngjarje ishte deklaruar në RTV21 se kishte parandaluar “sanksione të rrepta ndaj individëve dhe shtetit”; referencë kjo që pa-një-pa-dy lexohej për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kam punuar nga 24 orë...që të parandaloj sanksione shumë më të rrepta ndaj shtetit tonë dhe individëve”, kishte thënë Osmani referuar saktësisht asaj kohe.

Shtatë-tetë muaj më vonë Vjosa Osmai iu kthye kësaj teme sërish.

Në një intervistë për Jeta Xharrën në “kallxo” ajo tregoi se si misioni paqembajtës as nuk ishte informuar se si qeveria kishte instaluar kryetarët – në detriment të sigurisë – në veri.

Ju kujtohet maji i vitit 2023 kur kryetarët e komunave u dërguan në ndërtesat e tyre dhe meqë komuniteti ndërkombëtae vlerësonte se nuk kanë qenë të informuar me kohë, janë vendosur ushëtarët e KFOR`-it jashtë ndërtesës dhe 90 prej tyre janë plagosur. Kjo ka qenë një prej sulmeve më të ashpra ndaj NATO-s që ka ndodh ndonjëherë, natyrisht nga bandat serbe”, ka thënë Osmani.

Çka kishte thënë Osmani më parë?

Pati thënë që me këtë rast pati parandaluar edhe “sanksione” ndaj “individëve dhe shtetit”.

Jam angazhuar që nga ajo ditë (26 maji)”, tha Vjosa Osmani, “që të parandaloj shumë masa më të rrepta; partnerët tonë i dinë shumë mirë çfarë masa kanë qenë të planifikuara dhe sa biseda i kemi bërë çdo ditë e çdo natë”.

Nga 24 orë kam punuar që të parandalohen masa shumë më të ashpra edhe ndaj shtetit tonë edhe ndaj individëve”.

Kujtojmë se atë kohë madje Euronews shkruante me burime ndërkombëtare se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mund të përfundonin madje edhe të sanksionuar rëndë në kohën kur Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, i kishte quajtur “masa të dhunshme” veprimet e qeverisë kosovare; dhe për më tepër Kurti ia kishte vënë në pikëpyetje gjykimin e shëndoshë Blinken-it duke e quajtur "naiv".

Po flas për përpjekje të mia. Kam punuar me ambasadorë këtu, me Departamentin amerikan të Shtetit...në mënyrë që të parandalohen masa shumë më të ashpra në raport me Kosovën, dhe këtë e kemi arritur”, pati thënë Osmani gjatë intervistës duke folur për atë kohë.

Lajme të ngjashme