Osmani për takimin me Trumpin: Kosova mbështetet në udhëheqjen e fortë të ShBA-së - NACIONALE

Osmani për takimin me Trumpin: Kosova mbështetet në udhëheqjen e fortë të ShBA-së

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për takimin që pati me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Paris të Francës.

Osmani në rrjetin social “X”, ka thënë se gjatë bisedës me të ia ka rikonfirmuar angazhimin për të forcuar aleancën mes dy vendeve.

“Gjatë qëndrimit në Paris, ishte një nder të takova Presidentin Donald Trump dhe ta uroja atë për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës. Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë.” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme