Osmani kritikohet për vizitën me truproja te shtëpia në “varg”: Po të fotografohej Thaçi, VV do të protestonte - NACIONALE

Osmani kritikohet për vizitën me truproja te shtëpia në “varg”: Po të fotografohej Thaçi, VV do të protestonte

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot mediumi “Demokracia” ka publikuar një fotografi ku shihej presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite, siç raportoi ky medium, në vendpunimet e lagjes “Marigona Hill”, në të cilin vend shefja e shtetit e posedon një shtëpi. Pas publikimit të fotografisë, gjithnjë sipas mediumit, në lagjen e lartëcekur, kanë reaguar disa analistë, të cilët e kanë kritikuar Osmanin. Çka u tha?

Në fotografinë e publikuar, Osmani shihej e “siguruar” nga tre truproje, të cilët për nga veshja vërehen se janë të njesitit për mbrojtje të afërt. Në lidhje me këtë fotografi ka reaguar edhe Lirim Mehmetaj, analist i përhershëm në “Debat Plus”. Në shkrimin e tij, Mehmetaj pretendoi se sikur të fotografohej në të njëjtën mënyrë ish-presidenti Hashim Thaçi, atëherë “Vetëvendosja kish organize protestë”.

Po te fotografohej Hashim Thaci keshtu, i rrethuar me truproja qe paguhen nga shteti, duke ecur neper lagjen me luksoze ne Kosove, ku posedon disa prona, Vetevendosja kish organizu proteste.

Po per Vjosa Osmanin askujt ne Vetevendosje s'i degjohet zeri.

Sepse, keta nuk kane pasur problem asnjehere me fenomenin, po me personin.

Njeriu i UÇK-se, kushdo qofte ai, duhet me jetu qenqe.

A keta jugosllavet, serbofilet etj ben te kene miliona.

300 mije vota ia ka jep Vetevendosja Vjosa Osmanit me i thane: vjedh se ti ben.

Pisa bre” – ka shkruar Mehmetaj, transmeton Nacionale.

Ndërsa analisti tjetër, Ilir Mirena shkroi se Osmani ka shumë dashuri për projektin e lagjes luksoze. Tutje, ai shtroi një pyetje.

Mos eshte more bashkepronare ne Marigona Hill? Gjithe kjo dashni, gjithe ky inspektim, gjithe kjo perkujdesje per kete lagje - plus shpijat varg e vi - nuk spjegohet ndryshe…” – ka shkruar ai.

Në postimin e Mirenës ka komentuar analisti Valon Syla, i cili kishte një interpretim të ashpër për krejt këtë ngjarje.

Tu e përjetu jetën si super star është. Pse a ka kry naj punë a. Le Kosova, por edhe partia ju shkaperderdh. Kur sun e man një partinë e vet e ato të kalumen, paramendo njerzit presin që ka me na majt neve.

Thjeshte janê do fëmijaqa tê papërjetuar entuziastë. A e ke pa qysj sillet me qika, kishe na princesha. Fustanat e kepun si te bukuroshja e fjetun në përralla e realiteti ankth dhe makth” – ka shkruar ai.

Kurse Jetlir Zyberaj, këshilltar i ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka shkruar një status ironik, duke i uruar Osmanit edhe një mandate tjetër 5-vjeçar.

Urime. Edhe nje mandat 5 vjeqar ta uroj ne menyre qe ketij vargu te shtepive luksoze t’ia shtosh edhe nje varg tjeter. Me mendje e me zemer. Krejt per qet popull i ki” – ka shkruar ai.

Sjellim ndër mend që, sipas deklarimit të pasurisë, viti 2023 ishte goxha i suksesshëm financiarisht për presidenten e Kosovës. Në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme, Osmani ka deklaruar gjashtë prona në pronësi të saj dhe bashkëshortit Prindon Sadriu, të cilat e mbërrijnë vlerën e përgjithshme të 970 mijë e 760 eurove.

Pasuria më e re është një “Banim në varg”, që ishte blerë në vitin 2023 dhe që vlen 520 mijë euro dhe është në emër të Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu.

“Tek pronat e paluajtshme, prona në Marigona Hill dhe toka në Lagja e Gjelbër nuk janë ende në pronësi të deklaruesit e as të bashkëshortit sepse ende nuk janë paguar e as ndërtuar në tërësi” – ka thënë presidentja e vendit.

Lajme të ngjashme