Osmani i thotë Bashës se "do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi" - NACIONALE

Osmani i thotë Bashës se "do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi"

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenca ka njoftuar për takimin mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, ku Osmani e informoi atë se “ekipi ligjor i Presidencës është duke shqyrtuar procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.”

Osmani, siç thuhet në njoftim, ka theksuar se “do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.”

Njoftimi:

Presidentja Osmani priti në takim kryetarin e Kuvendit, z. Dimal Basha

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim, në cilësinë e tij, të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, z. Dimal Basha.

Në këtë takim, Kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, Presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

Lajme të ngjashme