Osmani e bën kthesën ‘U’: Jo garantuese e marrëdhënieve Kosovë – ShBA, por të veten me Kurtin - NACIONALE

Osmani e bën kthesën ‘U’: Jo garantuese e marrëdhënieve Kosovë – ShBA, por të veten me Kurtin

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Në fund të mandatit, në synim të një mandati tjetër, Vjosa Osmani e bëri kthesën “U”.

E pagëzuar si “garantuesja kryesore” e marrëdhënieve Kosovë – ShBA nga Gabriel Escobar – Vjosa Osmani u kthye të garantojë marrëdhënien e vet me Albin Kurtin.

Pesë muaj i kanë mbetur në zyre të Presidencës kur karrigën e parë të shtetit do t’i duhet t’ia jep Dimal Bashës, Kryetar i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës.

Ky pesë muajsh i Vjosa Osmanit e ka gjetur atë të kthehet në orbitën e Albin Kurtit. Ky i fundit i shënuar me emër të përvetshëm si shkaktari i ndërprerjes pa afat të Dialogut Strategjik me ShBA-në.

Çka do të kishte shënuar sukses të Vjosa Osmanin, si arritësja e inicimit të Dialogut Strategjik, Albin Kurti arriti ta zhbëjë: ndërsa Osmani s’e ka artikuluar asnjë kritikë, qortim, ankesë – e as mbajtur ndonjë konferencë për shtyp, ndonëse graviteti dhe implikmet e ndëshkimit amerikan janë të mëdha.

Në një deklarim të vakët për media – në faqe të Presidencës së Kosovës, e jo profilin e vet zyrtar – Vjosa Osmani u deklarua se veçse do të punojë ta kthejë Dialogun Strategjik.

“Presidenca e Republikës së Kosovës do të angazhohet maksimalisht e me përkushtim të lartë që ky dialog të rifillojë sa më shpejt”, shkroi Presidenca.

Departamenti i Shtetit është deklaruar disa herë se Dialogu Strategjik, përkatësisht suspendimi i saj, erdhi “krejtësisht si pasojë e veprimeve të qeverisë kujdestare” të Albin Kurtit.

Këtë të fundin e demantuan në pretendimet e tij se suspendimi i këtyre bisedimeve ka të bëjë me mospajtim të ShBA-së për “sundim të ligjit në veri” të Kosovës si dhe me qasjen strategjike të ShBA-së për ta tërhequr Serbinë nga Federata Ruse.

Osmani – megjithë kritikat e ShBA’së – Albin Kurtit s’ia ka përmendur as emrin, as njohur “shkaktarësinë”, as shpreur shqetësim për kursin ‘e ndëshkueshëm’ kundrejt ShBA-së.

Osmani dikur dhe Osmani sot

Për kursin e dorëhekurt të Albin Kurtit në veri, Vjosa Osmani shprehej rreptësisht kritike – për çka madje në RTV21 kishte shpjeguar se kishte ndalur sanskione amerikane ndaj tij.

Kjo kishte të bënte me instalimin me forcë të kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri.

“Kam punuar nga 24 orë...që të parandaloj sanksione shumë më të rrepta ndaj shtetit tonë dhe individëve”, pati thënë ajo.

Osmani shprehej (duke mos e mohuar) se “nuk dua të flas në emra individësh” kur qe pyetur nga gazetari i RTV21 në “Click” se “a e keni fjalën për Kurtin?”.

Jam angazhuar që nga ajo ditë (26 maji)”, tha Vjosa Osmani, “që të parandaloj shumë masa më të rrepta; partnerët tonë i dinë shumë mirë çfarë masa kanë qenë të planifikuara dhe sa biseda i kemi bërë çdo ditë e çdo natë”.

“Nga 24 orë kam punuar që të parandalohen masa shumë më të ashpra edhe ndaj shtetit tonë edhe ndaj individëve”.

Po ashtu, dhjetë muaj më parë, ajo s’do ta shihte në sy, do t’ia kthente shpinën, dhe do të fliste nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, se personi i ulur në karrige të kryeministrit, po “luante bixhoz” me aleancat jetike të vendit.

Kjo e luajtme “bixhoz”, artikulonte Osmani, “po cenon mbrojtjen e Kosovës”.

“Aleancat janë këtu për na të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, lutja bixhoz me to apo cenimi i tyre e cenon vet mbrojtjen e Republikës tonë. Shihni deklaratat e liderëve të superfuqive botërore, do të shihni qindra deklarata e fjalime se si çdo sfidë angazhohen ta kalojnë me aleatë, sepse nuk mund të ia dalin vetëm.

Prandaj, asnjëherë nuk e kam kuptuar e as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre e as keqpërdorimin i emrit të tyre për të fituar pushtet. Asnjë njëra e as tjera nuk i bën nder Kosovës. Përkundrazi, duhet shumë punë e shumë angazhim për mirëmbajtjen e aleatëve bazuar në parime dhe vlera. Vetëm kjo rrugë mund t`i çoi interesat e Kosovës përpara”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme