Osmani dhe Kurti në Davos, Kosova pa zot shtëpie: A u shkel protokolli i shtetëror? - NACIONALE

Osmani dhe Kurti në Davos, Kosova pa zot shtëpie: A u shkel protokolli i shtetëror?

3 javë më parë

nga NACIONALE

Republika e Kosovës sot është pa zot shtëpia. Kjo pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ndodhen jashtë vendit.

Të dy krerët e shtetit tani ndodhen në Davos të Zvicrës dhe nuk dihet se në dorë të kujt sot është shtetit i Kosovës.

Protokolli i shtetit parasheh se vizitat e presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamenatrti duhet të bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit.

Meqenëse Kuvendi i Kosovës është shpërndarë në nëntor të vitit të kaluar, Kosova aktualisht nuk ka kryetar të Kuvendit, i cili do të mund të luante rolin e të zotit të shtëpisë deri në kthimin e Osmani dhe Kurti.

Sipas protokollit, vizitat e liderëve shtetërore bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit.

Neni 19 i Ligjit për Protokollin e Shtetit e rregullon këtë situatë.

Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në piken 4 të nenit 19 të Ligjit për Protokollin e Shtetit.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti prej disa ditësh ndodhet në Davos, ku është takuar me personalitet të ndryshme.

Kurse, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka njoftuar se ka arritur në këtë forum.

Ndryshe nga Kurti, presidentja Osmani në këtë forum ka shkuar me ftesë të presidenti amerikan, Donald Trump, ku ka nëshkruar Kartën e Bordit të Paqes.

Sot, në Davos, në emër të Republikës së Kosovës, kam nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit. Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik. Kosova do të jetë në shërbim te paqes, sot e përherë!”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në “Facebook”.

Derisa në Shqipëri ftesa për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes i është adresuar kryeministrit Edi Rama, në Kosovë ajo i ka shkuar presidentes Vjosa Osmani.

Në këtë mënyrë, është anashkaluar kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili gjatë pesë viteve të qeverisjes së tij ka qenë vazhdimisht objekt kritikash për dëmtim të raporteve të Kosovës me SHBA-të.

Edhe pse Kurti në zgjedhjet e 28 dhjetorit mori 51 për qind të votave, ai megjithatë është injoruar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Lajme të ngjashme