Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje - NACIONALE

Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Presidenca ka mohuar pretendimin se presidentes Vjosa Osmani i janë ofruar nënshkrime dhe mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje për një kandidaturë të mundshme për rizgjedhje në postin e presidentes.

Sipas Presidencës, një ofertë e tillë nuk ka ekzistuar.

"Demant

Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës.

Kjo është gënjeshtër!"

Lajme të ngjashme