Organizimi i VV-së për plotësimin e fletëvotimeve në diasporë, KQZ-ja kërkon reagimin e Prokurorisë së Shtetit - NACIONALE

Organizimi i VV-së për plotësimin e fletëvotimeve në diasporë, KQZ-ja kërkon reagimin e Prokurorisë së Shtetit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Anëtarët e KQZ-së kanë reaguar ndaj shkrimit të sotëm të Nacionale, ku vërtetohet përpjekja e VV-së për të ndikuar në procesin e votimit në diasporë.

Video e publikuar në rrjetet sociale, ku një mbështetëse e LVV-së iu bën thirrje votuesve jashtë Kosovës të regjistruar për votim me postë që të shkojnë në një adresë të caktuar për t’u ndihmuar rreth procesit të votimit, ka nxitur debat të ashpër në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gazeta Nacionale sot ka publikuar një video që është shpërndarë nga Yllka Kurteshi, e cila duket se është e afërt me anëtarin e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

Përfaqësuesi e opozitës në KQZ kanë bërë me dije se një veprim i tillë është i kundërligjshëm. Ata kanë kërkuar reagimin e Prokurorisë së Shtetit për këtë çështje.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, është shprehur i shqetësuar me veprimin e partisë në pushtet.

Si anëtar i KQZ-së jam i shqetësuar, pasi që ka tendenca të hapura për manipulim të procesit të votimit në diasporë. Gjatë ditës se djeshme, përmes rrjeteve sociale, kam pranuar video të publikuar nga qytetarët e Kosovës jashtë vendit, të cilët i ftojnë votuesit që të shkojnë në një adresë të caktuar, gjoja për të iu ndihmuar për të votuar përmes postes. Këto thirrje janë tendenca të hapura për ta kontaminuar procesin e votimit në diasporë përmes postes. Së pari, nuk lejohet imporvizimi i vendvotime nëpër kafiteri, zyra të partive politike apo zyra atë OJQ-ve”, ka thënë ai, duke e ftuar prokurorinë e shtetit të merret më këtë çështje.

I bëjë thirrje prokurorisë së shtetit me u marr me të gjitha rastet pavarësisht se kush janë ata, apo kush janë ato sepse nuk do të duhej që ky proces qysh në ditën e parë të kontaminohet dhe të vihet në pikëpyetje vullneti i qytetarëve”, ka thënë Gashi.

Ndaj këtij shqetësimi të Gashit, ka reaguar anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Sipas këtij, kjo nuk duhet të jetë shqetësim.

Nuk është shqetësim, hiq nuk është shqetësim, është ndoshta një shqetësim i një natyre tjetër. Por, gjithkush e ka obligim gjithkujt me i ndihmua deri në momentin që nuk shkruan votë me dorën e tij, dorën e huaj”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Gashi po shpërndan skepticizëm.

Kolegu donë me shpërnda një skepticizëm, një dyshim te njerëzit që kërkush kërkujt mos t’i ndihmoj. Kërkush nuk duhet me lejua me votoua për të me dorën e tjetrit, veç me dorën e vetë edhe atë pa ndikim të tjetrit. Përndryshe fushata zgjedhore dhe dita e zgjedhjeve janë për këtë punë me i bind votuesit me votua për subjektin tonë“, ka thënë Kurteshi.

Edhe anëtari i AAK-së në KQZ, Ibrahim Selmanaj, e ka dënuar veprimi e partisë në pushtet.

Thjesht është votë e kontaminuar. Por dallimi ekziston tek fushata, tek kampania dhe tek votimi. Edhe unë e kam të njëjtin shqetësim edhe shqetësim duhet me pas sidomos kur nuk e kontrollojmë votën dhe nuk e shohim”, është shprehur ai.

Të njëjtin shqetësim e ka shprehur edhe anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti.

Iu kanë shkuar në Gjermani 30 mijë aplikuesve, të cilët saktë iu tregojnë çka kanë me bë, cilën e kanë hapin e parë e cilin hapin e dytë. Nuk ka nevojë ajo rrugëve apo në kafiteri me lëshua se qysh kanë me bë, sepse institucioni ua ka dërguar”, ka vlerësuar Hamiti.

Lajme të ngjashme