O’Brien: Kosova mund ta bëjë shumë më të lehtë votimin për KiE, nëse e bën atë që e premtoi vite më parë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një pjesë fundamentale e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Në një intervistë për “Tanjug”, ai citohet të ketë thënë se dialogu ka nisur për t’i zgjidhur problemet.
“…Asociacioni është një element fundamental i dialogut dhe marrëveshjes së Brukselit.” – tha ai.
“Ne e presim që të implementohet plotësisht.” – shtoi tutje.
Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në KiE, O’Brien citohet të ketë thënë se Kosova ka “rrezikuar” diçka që duhej qenë qëllim i qartë.
Sipas tij, është e rëndësishme që qytetarët të kenë të drejta të plota, si dhe të krijojnë lidhje me njëri-tjetrin.
“Në një afat të gjatë, anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndihmojë në këtë. Për të shkuar atje, duhet ta shohim Kosovën t’i plotësojë premtimet e saj. Dhe kjo, do të jetë një element shumë i rëndësishëm. Shtetet që do të votojnë, do të duhet ta marrin një vendim të vështirë. Por këtë vendim, do ta bëjë Qeveria e Kosovës, duke e bërë më të lehtë nëse vetëm e bën atë që e premtoi në Bruksel vite më parë.” – ka thënë ai tutje.