“Nuk lodhem kurrë” – Kurti i thirri gazetarët në konferencë, por nuk i pranon të gjitha pyetjet e tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në të gjitha pyetjet që kanë pasur gazetarët.
Sipas tij, arsye për këtë është se gazetarët po i bëjnë kah 2-3 pyetje.
“Bëni secili nga një pyetje, që të mund të pyesni të gjithë”, tha Kurti.
Kurti u pyet nëse është lodhur duke diskutuar për Asociacionin. Ai u përgjigj shkurt: “Unë nuk lodhem kurrë”.
Kurti është pyetur edhe për deklaratat e dikurshme të Thaçit i cili kishte thënë se Lajçak nuk ka qëllime të mira ndaj Kosovës.
Kryeministri tha se nuk mund t’i di qëllimet, por ai i gjykon veprimet.