Një person po trajtohet në intensivë: Detaje nga spitali i Pejës për pacientët që pësuan nga zjarri
Një zjarr i madh në orët e mëngjesit ka përfshirë një objekt në Pejë. Bëhet fjalë për objektin ish Zastava, fabrika e auto-pjesëve, tani që është ELKOS Center, në Pejë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar tetë persona.
Drejtori i emergjencës së Spitalit të Pejës, Besnik Ibraj, kontaktuar nga Nacionale ka shpjeguar se për momentin katër persona po trajtohen në Emergjencën e këtij spitali pas helmimit nga monoksidi i karbonit si pasojë e zjarrit të madh.
Ndërkohë sipas tij, një person është shtruar në kujdesin intensiv të këtij spitali e një tjetër poashtu po trajtohet në klinikë.
“Pacientët janë në gjendje stabile. Gjashtë persona për momentin po i trajtojmë në Emergjencë. Një e kemi nën kujdesin intensiv,”- i tha Nacionales doktor Ibraj.
Ai tha se gjendja e tyre për momentin është stabile.
