Ngërçi politike, Zafir Berisha me një fjalë popullore kritikon ashpër deputetët
Ish-deputeti Zafir Berisha ka kritikuar deputetët e legjislaturës së nëntë për moskonstituimin e Kuvendit.
Ai ka bërë me dije se veprimet e deputetëve janë për turp.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar një fjalë të urtë, të cilën ua ka dedikuar deputetëve.
“33 herë dështuan për ta funksionalizu Kuvendin, dhe nuk ju vije turp me thën ne jemi deputet që përfaqësojmë popullin!!! Çka i bën vetit, e gjithë bota (dynjaja) nuk mundet me ta bë; kishte me thën një fjalë popullore për ata që votuan ashtu siç votuan me 9 shkurt”, ka shkruar Berisha.