Ngërçi në Kuvend, analisti: Zgjedhjet e reja janë zgjidhje, faji është i VV-së - NACIONALE

Ngërçi në Kuvend, analisti: Zgjedhjet e reja janë zgjidhje, faji është i VV-së

2 javë më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije partitë politike nuk janë të gatshme për kompromise për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Në këtë situatë, ka vlerësuar ai, zgjidhje e vetme janë zgjedhjet e reja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar fajtori kryesor për këtë situatë është VV-ja.

“Këtu nuk është në pyetje vetëm ngërçi institucional. Duket që kemi një mosbesim të thellë mes dy kampeve politike. Dhe krejt kjo rrëmujë ka fillu nga fushata përçarëse dhe polarizuese e pashembullit e partisë më të madhe. E sot po thellohetnag mungesa e vullnetit me bashkëpunu dhe me bë kompromise pozitive. Këtu nuk duhet se ka as klimë minimale për marrëveshje. Vetëm arrogancë e kalkulim politik”, ka shkruar Muharremi.

Sipas tij, Kosova nuk mund të humb më shumë kohë.

“Në këtë situatë, zgjidhja që ka logjikë dhe dinjitet është me shku në zgjedhje të reja. Sa më shpejt, aq më mirë. Ma mirë me i pyet qytetarët për herë të dytë, sesa me vazhdu me improvizime e bllokada. Zgjedhje duket që janë hapi i ardhshëm më normal drejt stabilitetit dhe formimit të institucioneve. Ma mirë një ballafaqim politik tani, sesa një krizë e stërzgjatur që e mbanë vendin e bllokuar me javë e muaj. Edhe ashtu tashmë kemi humbur shumë kohë”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme