“Nëse Zoti nuk dërgon pejgamber, gjakderdhja është e pashmangshme”: Çfarë po dëshiron të thotë Bekë Berisha? - NACIONALE

“Nëse Zoti nuk dërgon pejgamber, gjakderdhja është e pashmangshme”: Çfarë po dëshiron të thotë Bekë Berisha?

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë një postim me gjuhë të ashpër.

Ai ka përmendur dështimin e 29-të në Kuvend.

Ka thënë se nëse Zoti nuk dërgon pejgamber, gjakderdhja është e pashmangshme.

Postimi pa ndërhyrje:

29 herë dështim!

1. Kur nuk mundesh me komuniku as me u marr vesh me askënd!

2. Kur nuk respektohet asnjë vlerë!

3. Kur i vjetri për të riun është barrë edhe i panevojshëm!

4. Kur materializmi mbizotëron mbi gjithçka!

5. Kur çdo budallë shprehet lirshëm dhe ka ndikim në shoqëri!

6. Kur rrena e mashtrimi mbizotërojnë dhe marrja s'ka kuptim!

7. Ku njerëzit bëjnë homazhe para heronjve për çdo ditë teknikisht dhe përloshen fallc!

8. Kur çdo pozicion shtetëror mbushet me njerëz të poshtër!

9. Kur fjalën kryesore e ka ma i keqi ndër të kqite!

10. Kur degjenerimi dhe çoroditja mbërrin majën! Dhe tradhetia është kryefjala e të gjithave

Nëse Zoti nuk dërgon një pejgamer atëherë gjakderdhja është e pashmangshme!

Lajme të ngjashme