Nebojsha Çoviqi 'qetëson' popullin serb: Askush nuk merr vendim për Kosovën krye në vete, do të ketë referendum - NACIONALE

Nebojsha Çoviqi 'qetëson' popullin serb: Askush nuk merr vendim për Kosovën krye në vete, do të ketë referendum

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nebojsha Çoviq ka vlerësuar se takimi i pesëshes perëndimore me presidentin e Serbisë paraqet presionin e vazhdueshëm të të dërguarve ndërkombëtar ndaj presionit që i bëhet këtij shteti.

Çoviqi theksoi për RTS-in se negociatorët ndërkombëtarë po luajnë me kartën e konfidencialitetit kur po bëhet fjalë për atë që po negociohet dhe po kërkohet kongretisht.

“Kosova s’është temë për t’u ekzagjëruar, sepse dëmton interesat kombëtare, dhe për çdo rast askush nuk mund të marrë vendim pa qytetarët dhe kjo do të thotë referendum...” është shprehur z. Çoviq.

Çoviq në fjalën e tij kundërshtoi edhe propozimin franko-gjerman, duke thënë se bie ndesh me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244.

Duke folur për pasojat që mund të sjellë refuzimi, ai u shpreh se Serbia ishte pjesë e Evropës por jo në këmbim të një pjese të territorit të saj.

Lajme të ngjashme