Në tri raste të ndryshme, qytetarët sulmojnë policët në detyrë zyrtare - NACIONALE

Në tri raste të ndryshme, qytetarët sulmojnë policët në detyrë zyrtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në tri raste të ndryshme brenda 24 orëve, zyrtarë të policisë janë sulmuar e kanosur gjatë kryerjes së detyrës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Rastet:

Sheshi Ali Ajeti, Podujevë 18.07.2023 – 21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. 12 Qershori, Ferizaj 18.07.2023 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Dëshmorët Dujakës, Gjakovë 18.07.2023 - 00:10. Pas një mosmarrëveshje në mes të disa personave të dyshuar meshkuj, njëri prej tyre i ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme