Në Mitrovicë të Veriut serbët mbajnë turne futbolli të sallës, mbështetet nga kompania e sanksionuar nga Amerika - NACIONALE

Në Mitrovicë të Veriut serbët mbajnë turne futbolli të sallës, mbështetet nga kompania e sanksionuar nga Amerika

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Mitrovicë të veriut është mbajtur i ashtuquajturi “Turneu i Komunave Serbe” në futboll të sallës, i organizuar në sallën e sporteve të këtij qyteti.

Siç raporton Kossevi, 84 ekipe kishin marrë pjesë në kategoritë e kadetëve, veteranëve dhe seniorëve.

Përveç lojtarëve nga komunat veriore, në këtë turne kishin marrë pjesë edhe nga qytete tjera të Ksoovës me popullësi serbe.

Ky turne ishte sponsorizuar nga katër komunat serbe nga veriu i Kosovës, që tash e disa muaj kanë mbetur pa kryetarë.

Po ashtu, një prej kompanive që thuhet të ketë sponsorizuar këtë ngjrje është Rad 028 nga Zveçani në pronësi të Radulle Steviqit.

Siç raportonin mediat më parë, Steviqi kishte lidhje me Zvonko Veselinoviqin dhe bashkë me kompaninë ishin sanksionuar nga ShBA-ja.

Lajme të ngjashme