Musliu-Shoshi: Qeveria Kurti, qeveria e parë që s`ka pasur vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë me dije se Qeveria Kurti është qeveria e parë e Kosovës që nuk ka zhvilluar vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo ka deklaruar se kjo flet shumë për raportet e kësaj qeverie me ShBA-të.
“Nuk kisha dashur të komentoj se me cilin i kanë SHBA-të marrëdhëniet më të mira, ajo çfarë ne dimë është që është qeveria e parë që nuk ka pasur vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, kjo fol shumë për marrëdhëniet që i kanë me SHBA-të. Të gjithë e dimë kush është fajtori. Pse nuk na ftojnë? Të gjithë e dinë. Shpresoj që një qeveri e tillë në nivel të tillë të bashkëpunimit me aleatin tonë kryesor SHBA të mos përsëritet asnjëherë”, ka deklaruar Shoshi për gazetën “Blic”.
Ajo ka folur për mundësinë e një vizite të tillë të presidentes Osmani.
Sipas saj, një vitit e tillë do t`i gëzonte të gjithë në Kosovë.
“Presidentja është përfaqësuese e politikës së jashtme dhe një vizitë e tillë do të na gëzonte të gjithëve, edhe neve si parti opozitare sepse tek e fundit çështjet kryesore që ne ballafaqohemi si vend na përkasin të gjithëve sepse të gjithë jemi duke jetuar në këtë vend dhe marrëdhëniet e mira me aleatët tanë na gëzojnë të gjithëve sepse asnjëherë nuk kemi pasur dëm prej bashkëpunimit me SHBA-të, përkundrazi gjithçka çka kemi e kemi falë ndihmës së tyre që e kanë bërë me Kosovën dhe një ftesë e tillë vlerësoj se do të jetë e mirëseardhur”, është shprehur ajo.