Aktivisti – siç ka qejf ta quajnë – Rron Gjinovci ka reaguar pasi SBASHK-u vendosi të futet në grevë nga data 25 gusht.
Rron Gjinovci për grevën e SBASHK-ut: Jo rritje pagash, por përjashtim masiv prej punës

Aktivisti – siç ka qejf ta quajnë – Rron Gjinovci ka reaguar pasi SBASHK-u vendosi të futet në grevë nga data 25 gusht.
Gjinovci tha se 76% e nxënësve kosovarë nuk dinë të lexojnë dhe për këtë duhet dhënë llogari SBASHK-u.
E, sipas Gjinovcit, nuk duhet të kërkohet rritje pagash po përjashtim masiv prej punës.
“SBAShKU duhet me dhanë llogari pse 76% e nxansave kosovarë nuk dijnë me lexu. Jo rritje pagash, po përjashtim masiv prej punës” – ka shkruar Gjinovci.
Analisti Imer Mushkolaj, ka ironizuar me reduktimet e energjisë elektrike që po ndodhin ditëve të fundit në Kosovë.
Mushkolaj ka paramenduar një bisedë të përkrahësve të Vetëvendosjes për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel
“Lajmi: 6 me 2 reduktimet n'Prishtinë. Militanti: Po, po, ama 8 me 2 ka me ia bo Albini Vuçiqit n'Bruksel.”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Kosova tash e disa ditë po ballafaqohet me reduktime të energjisë elektrike.
Në anë tjetër Kurti pritet të takohet sot me Vuçiqin në Bruksel.