Murati pretendon se norma e inflacionit gjatë korrikut ka rënë në 2.4% - NACIONALE

Murati pretendon se norma e inflacionit gjatë korrikut ka rënë në 2.4%

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Hekuran Murati, pretendon se normal e inflacionin ka pasë rënie edhe në muajin korrik.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sipas shifrave të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë muajit të kaluar kjo normë ka rënë në 2.4%.

Sipas tij, në këtë aspekt Kosova qëndron më mirë se vende tjera të rajonit.

“Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë. Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, ka shkruar Murati.

Lajme të ngjashme