Murati kritikon Borrell dhe Lajçak se po ja mbajnë anën Serbisë: Nuk po përpiqen ta fshehin më - NACIONALE

Murati kritikon Borrell dhe Lajçak se po ja mbajnë anën Serbisë: Nuk po përpiqen ta fshehin më

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar ndërmjetësuesve të dialogut Kosovës-Serbi, Mirsolav Lajçak dhe Josep Borrell, për anën e tyre ndaj Serbisë.

Murati përmes një postimi në Twitter, ka thënë se një propozim që e kishte dhënë Serbia gjashtë muaj më parë, më 14 shtator është paraqitur si qëndrim i Bashkimit Evropian.

Pas kësaj, Murati ka thënë se Borrell dhe Lajçak as nuk po përpiqen ta fshehin më.

Në vend të një propozimi real, HR Borrell i BE-së paraqiti një nga kërkesat 6-mujore të Serbisë, duke e maskuar atë si një propozim kompromisi që vjen nga BE-ja. Për cilin propozim Serbia – e keni marrë me mend mirë – i tha po. Borrell dhe Lajcak as nuk po përpiqen ta fshehin më.” – ka shkruar Murati.

Lajme të ngjashme