Mundësia: Në Tiranë po na i shpallin votat të pavlefshme
Partia Mundësia ka denoncar një rast të manipulimit të votive në Tiranë.
Në një njoftim zyrtar të kësaj partie, Mundësia bëri me dije se votat e kandidatëve të zaj në KZAZ numër 40, po tentohen të shpallen të pavlefshme.
Sipas kësaj partie, arsye që po përdoret për t’ua shpallur votat të pavlefshme, është se vulat mbi fletët e votimit janë të fshehta.
“Në KZAZ 40, në Shkollën Sami Frashëri, 6 fletë votimi të Partisë Mundësia po tentohen të shpallen të pavlefshme. Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja banale është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë. Mbi këtë rast sapo u lajmëruar z. Celibashi, ndërkohë z. Shehaj po niset drejt KZAZ-së”, thuhet në njoftimin e Partisë “Mundësia”.
Mundësia ka bërë me dije se për këtë shqetësim, është njoftuar Komisioni Qendroz i Zgjedhjeve.