Muja: LDK-ja është i vetmi subjekt politik që nuk ka histori të rritjes së pagave
Deputeti i VV-së, Armend Muja, u është kundërpërgjigjur kritikave të LDK-së për rritjen e pagave.
Ai ka vlerësuar se LDK-ja është e vetmja parti që nuk i ka rritur asnjëherë pagat për zyrtarët publik.
Gjatë një interviste në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Muja ka thënë se një gjë të tillë LDK-ja nuk e ka bërë edhe pse dy herë e ka drejtuar sektorin e ministrisë së Financave.
“Rritja e pagave në sektorin publik e ka tejkaluar shkallën e rritjes së inflacionit. Ne na thuhet, kritikat më të mëdha ose zhurma më e madhe bëhet p.sh. te LDK-ja ka shumë kritikë, por dua të theksoj se dy ministra të financave i ka pasur LDK-ja. I vetmi subjekt që nuk ka histori të rritjes së pagave është LDK-ja, s’kanë rritë kurrë vetë pagë”, ka thënë Muja.
Deputeti i VV-së ka folur edhe për kritikat e PDK-së.
Sipas tij, Qeveria Kurti i ka rritur pagat më shumë se PDK-ja.
“Edhe te pjesa e PDK-së që thuhet ‘ah këta kanë rritë paga’, nuk është e vërtetë. Rritja që e kemi bë ne për tri vjet është më e madhe se rritja që këta e kanë bërë për 10 vjet radhazi. Rritja e pagave në sektorin privat që nga koha kur ne kemi ardhur në pushtet është më e madhe për tri vjet se gjithë rritja e pagave të sektorit privat nga viti 2010 deri 2020”, ka thënë depueti Muja.