Moment qesharak: Rambaja refuzon t’i pranojë faktet e Ymerit për rritjen ekonomike të Kosovës ndër vite
Një moment qesharak ndodhi në emisionin “Debat Plus” në RTVDukagjini, ku analisti i pushtetit Sadri Rambaja po refuzonte të pranonte faktet e pohuara nga analisti Visar Ymeri rreth rritjes ekonomike të Kosovës ndër vite.
Ymeri tha se Kosova, që nga viti 2008, në përjashtim të dy viteve, ka pasur një rritje ekonomike mbi 4 për qind.
Në këtë kontekst, Ymeri tha se trumbetimet e pushtetit në këtë fushë nuk janë të jashtëzakonshme.
“Nëse e merr historikun e rritjes ekonomike të Kosovës prej vitit 2008, çdoherë Kosova e para në rajon me përjashtim të dy viteve dhe çdo vit e ka pasur rritjen ekonomike mbi 4 për qind. D.m.th., asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodh me Qeverinë Kurti. Këta e shesin të jashtëzakonshme.” – deklaroi Ymeri,
Ndaj kësaj deklarate reagoi Rambaja i cili refuzonte t’i pranoj faktet e paraqitura nga Ymeri.
“Ky është këndvështrim i yti”, deklaroi Rambaja ndërsa Ymeri po mundohej ta bindte se “këto janë të dhëna”.